KIEV | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: NJË ARMËPUSHIM FILLON NGA DATA 5 DHE 6 MAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski njoftoi në rrjetin social virtual Iks (X) një regjim armëpushimi duke filluar nga ora 00:00 e natës së 5-6 majit.
“Deri më sot, nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare drejtuar Ukrainës në lidhje me mënyrën e ndërprerjes së armiqësive, e cila po diskutohet në mediat sociale ruse.
Ne besojmë se jeta njerëzore ka një vlerë pakrahasueshme më të madhe se ‘festimi’ i çdo përvjetori.
Në kohën e mbetur deri atëherë, është realiste të sigurohet që një armëpushim të hyjë në fuqi.
Ne do të veprojmë në mënyrë reciproke që nga ajo kohë e tutje.
Është koha që udhëheqësit rusë të ndërmarrin hapa konkretë për t'i dhënë fund luftës së tyre, nëse Ministria Ruse e Mbrojtjes tashmë beson se nuk mund të mbajë një paradë në Moskë pa vullnetin e mirë të Ukrainës”, njoftoi Presidenti Zelenski, duke iu referuar paradës së 9 majit në Moskë, e cila, këtë vit do të mbahet në një shkallë më të vogël, pa armatim të rëndë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments