PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: NË FRONTIN E KHARKIVIT KA MERCENARË TË HUAJ ME MOSKËN; ATA VIJNË NGA KINA + TAXHIKISTANI + UZBEKISTANI + PAKISTANI + AFRIKA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 5
- 1 min read
Updated: Aug 7

Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi në rrjetin social virtual Iks (X) se vizitoi trupat ukrainase në frontin pranë Vovçansk në rajonin e Kharkiv-it dhe tha se trupat ukrainase kanë parë mercenarë të huaj nga Kina, Taxhikistani, Uzbekistani, Pakistani dhe vendet afrikane duke marrë pjesë në betejë përkrah Rusisë.
“Ne do të përgjigjemi. Ne biseduam me komandantët rreth situatës në vijën e frontit, mbrojtjes së Vovçanskut dhe dinamikës së betejave.
Ne trajtuam gjithashtu çështje që lidhen me prokurimin e dronëve”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments