PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: RUSËT PO PËRGATITEN PËR OFENSIVË PRANVERORE; MIQËSIA MIDIS PUTINIT + TEHERANIT + PHENIANIT + MINSKUT SYNON TË BËJË ATË QË I BËNË DONBASIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 21 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Sot shkuam në rajonin e Donetskut, në tokën tonë dhe te luftëtarët tanë.
Dua të falënderoj të gjithë ata që po mbrojnë shtetin tonë! Druzhkivka, Kramatorsk, Sloviansk dhe qytetet tona të tjera”.
Kështu njoftoi Presidenti Volodimir Zelenski në rrjetin social virtual IKs (X).
“Rusët nuk po e braktisin luftën dhe këtu, në rajonin e Donetskut, ata po përgatiten për një ofensivë për pranverën.
Është e rëndësishme që pozicionet tona të jenë të forta. Është e rëndësishme që brigadat tona të furnizohen në mënyrë adekuate.
Ushtarët tanë po e mbajnë vendin e tyre me dinjitet. Dhe kështu do të rezistojnë edhe vendi ynë, diplomacia jonë dhe populli ynë.
Të gjithë partnerët tanë, në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe gjetkë, duhet ta kuptojnë qartë se miqësia midis Putinit, regjimit iranian, Koresë së Veriut, Lukashenkos dhe të tjerëve shërben vetëm për një qëllim; t’u mundësojë atyre të bëjnë atë që i kanë bërë Donbasit tonë, kudo që të duan.
E keqja duhet të ndalet. Ukrainasit këtu në Donbas po bëjnë pikërisht këtë.
Faleminderit të gjithëve që qëndroni me Ukrainën! Faleminderit të gjithëve që luftoni kundër Rusisë dhe mbroni jetën. Lavdi luftëtarëve tanë! Lavdi Ukrainës”, tha Presidenti Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments