top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI GJATË NJË KONFERENCE TË PËRBASHKËT PËR SHTYP ME PRESIDENTIN FINLANDEZ ALEKSANDËR (ALEXANDER) STUBB NË HELSINKI THA SE DO TË FLASË SOT ME PRESIDENTIN TRAMP (TRUMP).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 19
  • 1 min read
ree

Helsinki, Finlandë | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do të flasë sot me presidentin amerikan Danlld Tramp (Donald Trump), njoftoi udhëheqësi ukrainas gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin finlandez Aleksandër (Alexander) Stubb në Helsinki.

 

Sot do të kontaktoj presidentin Tramp (Trump) dhe do të diskutojmë hapat e ardhshëm”, tha presidenti Zelenski, duke theksuar se nuk duhet të ketë lëshime për Rusinë, e cila, kërkon t'i japë fund ndihmës perëndimore për Kievin përpara një armëpushimi.

 

Unë nuk mendoj se ne duhet të bëjmë lëshime (për Rusinë, red.) përsa i përket ndihmës për Ukrainën, por përkundrazi duhet ta rrisim atë”, tha presidenti Zelenski në një konferencë për shtyp në Helsinki.

 

Ai theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të mbikëqyrin armëpushimin 30-ditor në infrastrukturën energjetike të vendit, të rënë dakord dje mes presidentëve rus dhe amerikan.

 

Shtetet e Bashkuara duhet të jenë organi kryesor monitorues” i këtij armëpushimi të pjesshëm, tha presidenti Zelenski.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page