PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI EMËROI ISH-ZV/KRYEMINISTREN OLGA STEFANISHINA (STEFANISHYNA) AMBASADORE NË SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 27
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski ka nënshkruar një dekret që emëron ish-zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik, Olga Stefanishyna, si ambasadore të Ukrainës në Shtetet e Bashkuara.
“Sapo fola me Olga Stefanishina (Stefanishyna) tani ambasadoren e re të Ukrainës në Shtetet e Bashkuara”, tha udhëheqësi ukrainas në mediat sociale virtuale.
“Gjëja më e rëndësishme që duhet bërë është zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve me Uashingtonin, marrëveshjeve tona me Presidentin Tramp (Trump), veçanërisht në sektorin e mbrojtjes.
Në shumë mënyra, sigurimi i sigurisë afatgjatë të Ukrainës varet nga marrëdhëniet me Amerikën”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments