top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: BISEDIMET NË ABU DHABI ISHIN KONSTRUKTIVE; BISEDIMET E REJA MUND TË FILLOJNË JAVËN TJETËR.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jan 24
1 min read

Kiev, Ukrainë | “Delegacioni ynë paraqiti një raport dhe takimet në Emiratet e Bashkuara Arabe përfunduan.


Ky ishte formati i parë i tillë pas një kohe të gjatë.


Pati shumë diskutime dhe është e rëndësishme që bisedat ishin konstruktive”.


Presidenti Volodimir Zelenski e shkroi këtë në rrjetin social virtual Iks (X).


Palët ranë dakord të raportojnë në kryeqytete dhe të koordinojnë hapat e mëtejshëm me udhëheqësit.


Përfaqësuesit ushtarakë identifikuan një listë çështjesh për një takim të mundshëm të ardhshëm.


Me kusht që të ketë gatishmëri për të ecur përpara - Ukraina po - do të mbahen takime të mëtejshme, potencialisht që javën e ardhshme.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page