PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: DUHET TË BËJMË GJITHÇKA QË MUNDEMI PËR T'IU KUNDËRVËNË SULMEVE TË EGRA TË RUSISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Konsulentët tanë do të punojnë në Zvicër sot me përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.
Por paralelisht me rrugën diplomatike, ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të forcuar mbrojtjen tonë kundër këtyre sulmeve të egra ruse”.
Kështu shkroi Presidenti Volodimir Zelenski në rrjetin social virtual Iks (X).
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të përshpejtohet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve tona me partnerët mbi sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore.
Falënderoj të gjithë ata që ndihmojnë në mbrojtjen e jetëve njerëzore dhe të gjithë ata që punojnë për paqen.
Rusia ka vazhduar të sulmojë ndërtesa banimi, infrastrukturë civile dhe objekte energjetike në të gjithë Ukrainën gjatë javës së kaluar, duke lëshuar mbi 1050 dronë dhe gati 1000 bomba rrëshqitëse.
Gjashtë fëmijë ishin midis 33 personave të vrarë në një sulm rus ndaj ndërtesave të apartamenteve në qytetin perëndimor të Ternopil të mërkurën në mëngjes”, tha Presidenti Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
































Comments