top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI EMËROI ANDRI JERMAKUN (ANDRIY YERMAK) SI UDHËHEQËS PËR NEGOCIATAT ME SHBA-ës DHE RUSINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1d
  • 1 min read
ree

Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka lëshuar një dekret presidencial duke krijuar një delegacion për të udhëhequr bisedimet me Uashingtonin dhe Moskën, duke emëruar ndihmësin e tij kryesor, Andri Jermak (Andriy Yermak), si udhëheqës të ekipit.


Përveç z. Jeremak (Yermak), lista e negociatorëve ukrainas në bisedimet me Uashingtonin dhe Moskën do të përfshijë gjithashtu:

1- Sekretarin e Këshillit të Sigurisë Rustem Umerov.

2- Kreun e Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës Kirill Budanov.

3- Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës Andri (Andriy) Khnatov.

4- Kreun e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Oleg Ivashçenko (Ivashchenko).

5- Zëvendësministrin e Jashtëm të Ukrainës Serhi Kislitsia (Serhiy Kyslytsia).

6- Zëvendës Sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare Jevheni Ostrianski (Yevheny Ostryansky).

7- Zëvendës Shefin e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës Poklad Aleksandër (Alexander) Valentinoviç.

8- Këshilltarin e Kryetarit të Zyrës së Presidentit të Ukrainës Bevz Oleksandr Oleksandroviç (Oleksandrovych).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page