RAPORTI I INTELIGJENCËS AMERIKANE: PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN DËSHIRON TË PUSHTOJË JO VETËM TË GJITHË UKRAINËN POR EDHE ISH-SHTETET QË PËRBËNIN ISH-BASHKIMIN SOVJETIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 2 min read

Uashington, Amerikë | “Raportet e inteligjencës amerikane vazhdojnë të paralajmërojnë se Presidenti rus Vladimir Putin synon të pushtojë të gjithë Ukrainën dhe të rimarrë pjesë të Evropës që i përkisnin ish-perandorisë sovjetike”.
Kështu raporton agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters), duke cituar gjashtë burime pranë inteligjencës amerikane.
Raportet - më i fundit që daton në fund të shtatorit - thuhet se paraqesin një pamje krejtësisht të ndryshme nga ajo e paraqitur nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) dhe negociatorët e tij, të cilët, pretendojnë se presidenti rus synon t'i japë fund konfliktit.
Raportet gjithashtu kundërshtojnë mohimet e udhëheqësit rus në lidhje me akuzat se ai përbën një kërcënim për Evropën.
“Gjetjet e inteligjencës amerikane janë kryesisht në përputhje me pikëpamjet e udhëheqësve evropianë dhe agjencive të inteligjencës, sipas të cilave, Presidenti Putin lakmon të gjithë Ukrainën dhe territoret e shteteve të ish-bllokut sovjetik, përfshirë anëtarët e NATO-s”, sipas burimeve në fjalë.
“Inteligjenca ka treguar vazhdimisht se Putini dëshiron më shumë”, tha z. Maik Kuigli (Mike Quigley), një anëtar demokrat i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve, në një intervistë me agjencinë kanadeze të lajmeve Rojtërs (Reuters).
Evropianët janë të bindur për këtë. Polakët janë absolutisht të bindur për këtë. Vendet baltike mendojnë se janë të parët.
Rusia kontrollon afërsisht 20% të territorit ukrainas, duke përfshirë pjesën më të madhe të Luganskut dhe Donetskut, pjesë të rajoneve Zaporizhia dhe Kherson, dhe të gjithë Krimenë.
Presidenti Putin pretendon se Krimea dhe të katër provincat i përkasin Rusisë.
Presidenti Tramp (Trump) po i bën presion Kievit që të tërheqë forcat e tij nga pjesa e vogël e Donetskut që është ende nën kontrollin e tij, si pjesë e një marrëveshjeje të propozuar paqeje.
Dje, Presidenti Putin, megjithëse deklaroi se ishte gati të diskutonte paqen, deklaroi se kushtet e tij duhet të përmbushen, duke pretenduar se forcat e tij kanë përparuar 6000 kilometra katrorë këtë vit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments