top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI UKRAINAS PARALAJMËROI SE PO RA UKRAINA RUSIA DO TË SULMOJË VENDET E NATO-s.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 7, 2023
  • 1 min read

Kiev, Ukrainë | Bombardimet ruse vazhdojnë pandërprerë.


Prej disa kohësh rajoni Kherson është në fokusin e Moskës, e cila, nuk kursen sulmet në zona të banuara apo të pabanuara, qoftë edhe nga bregu i Dnipros, i pushtuar përkohësisht.


Është goditur edhe qendra e Odesës, ku edhe Muzeu i Arteve të Bukura raportoi për dëmtime të konsiderueshme.


Guvernatori rajonal Oleh Kiper raportoi se 8 persona u plagosën në sulmin e natës.


Forcat Ajrore të Kievit ndanë një video që tregon mbrojtjen ajrore duke zmbrapsur dronët e lëshuar nga forcat ruse mbi Odessa.


Nëse Rusia na vret të gjithëve, do të sulmojë vendet e NATO-s”, përsëriti presidenti ukrainas Zelenski (Zelensky), duke bërë thirrje për mbështetje për kauzën, sepse Kiev mbron vlerat e përbashkëta euro-atllantike, si demokracia.


Presidenti ukrainas po bën presion që Shtetet e Bashkuara të ofrojnë më shumë mbrojtje ajrore, dhe më shumë dronë, të aftë për të sulmuar, dhe për të mbledhur informacion.


Ndërkohë, sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, që nga fillimi i luftës kanë vdekur 510 fëmijë, ndërsa janë plagosur 1143.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page