PRESIDENTI KOLUMBIAN GUSTAVO PETRO: TRAFIKANTËT E DROGËS DUAN TË MË VRASIN SEPSE I KAM LUFTUAR; KANË BLERË 2 RAKETA PËR TË QËLLUAR AVIONIN TIM PRESIDENCIAL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 19
- 1 min read
Updated: Aug 13

Bogota, Kolumbi | Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka pohuar se trafikantët e drogës po përgatisin një sulm për ta vrarë duke rrëzuar avionin presidencial me një raketë.
“Ata duan të lëshojnë një raketë në aeroplanin tim. E kanë blerë trafikantët e drogës dhe e mbajnë diku. Jo një, por dy raketa. Ne e dimë se kush janë, duhet të veprojmë”, tha kreu i shtetit gjatë inaugurimit të drejtorit të ri të policisë, gjeneralit Karlos (Carlos) Fernando Triana.
Presidenti Petro nuk specifikoi se cilët janë nxitësit, duke theksuar vetëm se sulmi i mundshëm do të ishte një përgjigje ndaj luftës së qeverisë së tij kundër mafiozëve që eksportojnë drogë nëpër portet e vendit dhe nxjerrin fitime nga kontrabanda.
“Sepse ata e dinë që ne jemi pas mafiozëve të mëdhenj në Kolumbi. ELN është një prej tyre”, shtoi ai për ish-grupin gueril FARK.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments