PRESIDENTI KOLUMBIAN GUSTAVO PETRO: KOLUMBIA DO T'I BASHKOHET AFRIKËS SË JUGUT DHE MALAJZISË NË TË ASHTUQUAJTURIN “GRUPI I HAGËS” KUNDËR IZRAELIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 27
- 1 min read
Updated: Aug 13

Bogota, Kolumbi | Presidenti kolumbian Gustavo Petro njoftoi se vendi i tij do t'i bashkohet Afrikës së Jugut dhe Malajzisë në të ashtuquajturin “Grupi i Hagës”, i cili, synon të marrë një dënim të dhunës së përdorur nga Izraeli kundër popullatës civile palestineze në Gaza me mbështetjen e pakushtëzuar të Shteteve të Bashkuara.
“Kundër mosndëshkimit për krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të kryera në Gaza, unë nënshkroa këtë marrëveshje me Grupin e Hagës”, shkroi presidenti Petro në rrjetin social virtual Iks (X).
“Afrika e Jugut, Malajzia dhe Kolumbia kanë bashkuar forcat për drejtësi”, shtoi ai.
Fushata u nis përmes një artikulli të nënshkruar nga Patro, presidenti i Afrikës së Jugut Kiril Ramafosa (Cyril Ramaphosa), kryeministri i Malajzisë Anuar (Anwar) Ibrahim dhe koordinatorja e grupit Varsha Gandikota-Nellutla, botuar në revistën “Foreign Policy” me titullin: “Veprimet e Izraelit minojnë themelet e së drejtës ndërkombëtare”.
Në letër, grupi parashtroi arsyet e tij për të kundërshtuar veprimet e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara dhe paralajmëroi se këto vende do të respektojnë urdhërarrestet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe ish-ministrit të tij të Mbrojtjes Joav (Yoav) Gallant.
“Ne besojmë në protagonizëm, jo në lypje”, thuhet në një fragment nga dokumenti.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments