PRESIDENTI KOLUMBIAN GUSTAVO PETRO: ME VENEZUELËN VETËM KOORDINIM; JO USHTRI TË BASHKUARA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 13
- 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Presidenti kolumbian Gustavo Petro sqaroi sot në rrjetin social virtual Iks (X) se homologu i tij venezuelian Nikolás Maduro nuk foli për bashkimin e ushtrive, por për koordinimin e tyre për të mposhtur trafikun e drogës në zonën kufitare.
“Është një masë e dobishme për të dy kombet dhe tashmë ka dhënë rezultate të mira”, tha ai.
Dje, gjatë programit të tij javor në televizionin shtetëror Venezolana de Televisión, Diktatori Maduro kishte pohuar se është e nevojshme të bashkohet pushteti ekonomik, institucional dhe politik me pushtetin ushtarak dhe policor të Kolumbisë dhe Venezuelës në Zonën Nr. 1 (zona binacionale e parashikuar në memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar nga Bogota dhe Karakasi dy javë më parë - shënim i redaksisë) për ta çliruar atë nga dhuna dhe për ta transformuar atë në një zonë vëllazërie, uniteti dhe paqeje.
Megjithatë, Presidenti Petro sqaroi se qëllimi i tij është të bashkojë inteligjencën për luftën kundër trafikut të drogës me Shtetet e Bashkuara, Evropën, Amerikën Latine dhe Karaibet, Kinën, botën arabe dhe pjesën tjetër të botës.
Ministri kolumbian i Mbrojtjes, Pedro Sançez (Sánchez) komentoi se nuk mund të parashikojë skenarë hipotetikë, duke kujtuar se detyrimi i trupave është të garantojnë sovranitetin e territorit dhe të përdorin të gjitha forcat ushtarake për të neutralizuar kërcënimet që prekin kolumbianët, duke kërkuar gjithmonë bashkëpunim ndërkombëtar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments