top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI KOLUMBIAN GUSTAVO PETRO: LEO XIV-të DUHET TË MBËSHTESË MIGRANTËT E POSHTËRUAR NË SHBA-ës.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 8
  • 1 min read

Updated: Aug 10

ree

Bogota, Kolumbi | Papa i ri, Leo XIV-të, është më shumë se një amerikan.


Paraardhësit e tij më të afërt janë latino-amerikanë: spanjollë dhe francezë, dhe ai jetoi për dyzet vjet në Amerikën tonë Latine, në Peru.


Shpresoj që ai të jetë udhëheqësi i madh i popujve migrantë në të gjithë botën dhe shpresoj që ai do të mbështesë vëllezërit dhe motrat tona migrante latino-amerikane, të cilët, po poshtërohen sot në Shtetet e Bashkuara”, shkroi presidenti kolumbian Gustavo Petro në rrjetin social virtual Iks (X).

 

Shpresoj që ai do të na ndihmojë të ndërtojmë forcën e madhe të njerëzimit që mbron jetën dhe mposht lakminë që ka shkaktuar krizën klimatike dhe zhdukjen e të gjitha qenieve të gjalla.


Çikago është qyteti i madh i klasës punëtore dhe progresiv i Shteteve të Bashkuara. Ndjej shpresë”, tha ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page