PRESIDENTI I TAJVANIT UILLIAM (WILLIAM) LAI NUK DO TË MARRË PJESË NË CEREMONINË MORTORE TË PAPA FRANÇESKUT | EMËROI ISH-ZËVENDËSPRESIDENTIN ÇEN ÇIEN (CHEN CHIEN)-JEN PËR TË MARRË PJESË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 23
- 1 min read

Taipei, Tajvan | Presidenti i Tajvanit Uilliam (William) Lai ka emëruar ish-zëvendëspresidentin Çen Çien (Chen Chien)-jen për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Vatikan.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme, e cituar nga mediat lokale.
Në vitin 2005, Çen (Chen) Shui-bian, president i ishullit nga viti 2000 deri në 2008, mori pjesë në meshën funerale për Gjon Palin II.
Vendimi tani mund t'i hapë rrugën Kinës, e cila ka marrëdhënie joformale me Selinë e Shenjtë të rivendosura nga Papa Françesku, për të dërguar një delegacion.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments