top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË ITALISË SERXHO MATARELA (SERGIO MATTARELLA) LËSHOI DEKLARATË ME RASTIN E 45-VJETORIT TË MASAKRËS SË USTIKËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 27
  • 1 min read
ree

Romë, Itali | Masakra e 45 viteve më parë në qiellin e Ustikës ka lënë një gjurmë të dhimbshme dhe të thellë në historinë e Republikës që nuk mund të fshihet kurrë dhe ishte një nga tragjeditë më të errëta dhe më zemërthyesëse që kanë goditur vendin tonë.


Republika nuk e braktis kërkimin e së vërtetës dhe nxit bashkëpunimin e të gjithë atyre, përfshirë vendet mike, që mund të na ndihmojnë t'i përgjigjemi nevojës për drejtësi, e cila, nuk shuhet me kalimin e viteve sepse është pjesë e vetë strukturës së demokracisë.


Të gjithë ata që ishin në bordin e DC9-ës, që nisej nga Bolonja me destinacion Palermon, gjetën vdekjen.


Tetëdhjetë e një persona midis ekuipazhit dhe pasagjerëve: shumë trupa nuk mund të gjendeshin.


Kujtesa ripërtërin mbi të gjitha ndjenjat e solidaritetit dhe afërsisë me familjet e viktimave, të detyruara të përjetojnë një mundim të patregueshëm, të pashlyeshëm dhe të pashpjegueshëm”.


Kështu, në një deklaratë, Presidenti i Republikës së Italisë, Serxho Matarela (Sergio Mattarella), me rastin e 45-vjetorit të masakrës së Ustikës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page