PRESIDENTI I PANAMASË JOSÉ RAÚL MULINO: SHBA-ës DHE KINA LE T’I LUFTOJNË PROBLEMET E TYRE NË UASHINGTON OSE NË PEKIN; JO NË OBORRIN E SHTËPISË PANAMEZE; RESPEKTONI VENDIMET TONA SOVRANE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 13
- 1 min read

Panama | Presidenti i Panamasë, Hoze Raul Mulino (José Raúl Mulino), ka hedhur poshtë çdo përpjekje për ta lidhur vendin e tij me konfliktin gjeopolitik midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, i cili, filloi për shkak të kalimit të anijeve nëpër Kanalin e Panamasë dhe tani është rindezur pas një mosmarrëveshjeje për instalimin e kullave të komunikimit.
“Panamaja nuk është pjesë e këtij konflikti dypalësh. Kaq mjafton. Le t’i luftojnë problemet e tyre në Uashington ose Pekin, por jo në oborrin e shtëpisë panameze”, tha kreu i shtetit panamez në një konferencë për shtyp.
Presidenti Mulino i kërkoi gjithashtu ambasadës amerikane në Panama të përmbahet nga bërja e deklaratave publike mbi vendimet sovrane të qeverisë panameze.
Këto fjalë vijnë pas një dokumenti nga selia diplomatike amerikane, e cila, kishte paralajmëruar për rreziqe të mundshme sigurie në një projekt telekomunikacioni në zhvillim e sipër në Darién dhe Panamanë lindore.
Administrata e presidentit Tanlld Tramp (Donald Trump) njoftoi se do të zëvendësojë 13 pajisje telekomunikacioni nga Huawei i Kinës në Panama me teknologji të sigurt amerikane, si pjesë e një fushate për të kundërshtuar ndikimin keqdashës të Kinës në kontinent.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
留言