PRESIDENTI I IRANIT KOMUNIKOI TELEFONIKISHT ME HAMASIN DHE XHIHADIN ISLAMIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 8, 2023
- 1 min read

Tel Aviv, Izrael | Tel Aviv, Izrael | Hamasi nis “Stuhinë al-Aksa” kundër Izraelit. Izraeli si kundërpërgjigje nisi operacionin e koduar “Shpatat e Hekurta”, pas sulmeve terroriste të Hamasit. Presidenti iranian Raisi foli me liderët e Hamasit dhe Xhihadit Islamik.
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, zhvilloi një telefonatë me z. Ziyad Al-Nakhale, sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Xhihad Islamik, dhe z. Ismail Haniyeh, kreu i lëvizjes palestineze Hamas.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia iraniane e lajmeve ISNA.
Presidenti Raisi foli me të dy në biseda të veçanta për zhvillimet në situatën palestineze.
Detajet e këtyre bisedimeve nuk janë bërë të ditura.
Lajm në përditësim, ...
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)






















Comments