PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: FRANCA DO TË INVESTOJË 109 MILIARDË € NË INTELIGJENCËN ARTIFICIALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 9
- 1 min read

Paris, Francë | Në prag të hapjes së samitit për inteligjencën artificiale të organizuar në Paris, presidenti francez Emanuel Makron shprehu shpresën se Franca do të kapë këtë epokë të re përparimi dhe njoftoi - nga studiot e televizionit publik “France 2” - 109 miliardë euro investime në inteligjencën artificiale në vitet e ardhshme.
Presidenti Makron e krahasoi këtë investim me atë të Shteteve të Bashkuara për projektin e saj “Stargate”, për të cilin presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) njoftoi një investim prej 500 miliardë dollarësh.
Duke filluar nga mëngjesi i nesërm, krerët e shteteve dhe qeverive, përfaqësues të kompanive të mëdha të teknologjisë, si dhe krerët e shoqatave dhe OJQ-ve do të mblidhen në dhjetëra evente, tryeza të rrumbullakëta dhe takime në Grand Palais në Paris, për dy ditët e Samiteve të Veprimit.
Presidenti francez, i cili mbështeti fuqishëm organizimin e ngjarjes, theksoi në TV se kjo epokë e re e përparimit me inteligjencën artificiale do të na lejojë të jetojmë më mirë, të mësojmë më mirë dhe të shërohemi edhe më mirë.
Ai gjithashtu njoftoi se 100000 të rinj në Francë do të ndjekin trajnime në sektorin e IA, nga 40000 që janë aktualisht.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments