top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: EVROPA ËSHTË SHTYLLA E NJË ZGJIDHJEJE TË DREJTË; FRANCA ËSHTË E VENDOSUR TË BASHKËPUNOJË ME PARTNERËT E SAJ PËR UKRAINËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 1 min read
ree

Paris, Francë | Sapo fola me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe përsërita dënimin dhe solidaritetin tonë pas sulmeve të fundit ruse”.


Presidenti francez Emanuel Makron e shkroi këtë, duke shtuar se evropianët domosdoshmërisht do të jenë shtyllë themelore e zgjidhjes së drejtë dhe të qëndrueshme që po ndërtojmë së bashku.


Presidenti Makron shpjegoi se kishte ndarë me presidentin Zelenski çfarë ka ndihmuar në sqarimin dhe avancimin e diskutimeve të tij të fundit ndërkombëtare, veçanërisht në Kinë.


Franca është e vendosur të punojë me të gjithë partnerët për të siguruar masa për uljen e tensioneve dhe për të imponuar një armëpushim.


Ne do të vazhdojmë koordinimin tonë të hënën në Londër me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keër Starmër (Keir Starmer) dhe kancelarin gjerman Fridrish Merc (Friederich Merz)”, tha Presidenti Makron.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacion

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page