top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): TAKIMI PUTIN-ZELENSKI DUKET I PAMUNDUR; TAKIMI TREPALËSH (MES TYRE DHE MEJE) ËSHTË I MUNDUR; NDOSHTA MOSKA DHE KIEVI DUHET TË LUFTOJNË EDHE PAK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 31
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) tha në një intervistë me entin mediatik “Daily Caller” se një takim midis Presidentëve Vladimir Putin dhe Volodimir Zelenski duket i pamundur, por se një takim trepalësh me të, është i mundur.


Një takim trepalësh mund të ndodhë.


Nuk e di për një takim dypalësh, por një takim trepalësh do të ndodhë.


Por, e dini, ndonjëherë njerëzit nuk janë gati”, tha presidenti amerikan.


Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) më pas foli për marrëdhënien shumë të mirë që ka pasur me Presidentin Vladimir Putin gjatë viteve.


Kjo është arsyeja pse mendova vërtet se do të gjenim një zgjidhje. Do të doja shumë që të kishte një të tillë”, shpjegoi presidenti amerikan, duke iu referuar samitit të Alaskës.


Ndoshta - shtoi ai - duke iu referuar rusëve dhe ukrainasve, ata duhet të luftojnë edhe pak. E dini, vazhdoni të luftoni. Marrëzisht, vazhdoni të luftoni”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page