PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) SULMOI VERBALISHT KRYETARIN E REZERVËS FEDERALE XHEROM PAUËLL (JEROME POWELL) DUKE THËNË SE ASKUSH NUK E DO ATË NË REZERVË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) sulmoi verbalisht kryetarin e Rezervës Federale, Xherom Pauëll (Jerome Powell) duke thënë se askush nuk e do atë në Rezervë.
“Xherome Pauell … (Jerome Powell) dëshiron të qëndrojë në Rezervë Federale sepse nuk mund të gjejë punë askund tjetër. Askush nuk e do atë”.
Kështu shkroi Presidenti Tramp (Trump) në rrjetin social virtual “Truth” - duke iu referuar vendimit të bankierit qendror për të vazhduar të shërbejë si guvernator në bord pasi mandati i tij si kryetar të skadojë më 15 maj.
Bankieri Pauell (Powell) tha se ky veprim lidhet me mbylljen përfundimtare dhe transparente të hetimit penal kundër tij për tejkalime të dyshuara të buxhetit për të rinovuar selinë e Rezervës Federale.
Çështja i është besuar Inspektoratit të vetë Rezervës Federale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments