top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): REDUKTIM TË NDJESHËM TË MANOVRAVE USHTARAKE ME KORENË E JUGUT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 46 minutes ago
  • 1 min read
Donald Trump

Uashington, Amerikë | Duke pasur parasysh marrëdhënien e shkëlqyer që kam me Kim Jong-un, udhëheqësi i Koresë së Veriut, nuk jam i kënaqur që Shtetet e Bashkuara ranë dakord, shumë kohë më parë, të marrin pjesë në stërvitje të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut”.


Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin shoqëror virtual “Truth”.


Këto ushtrime nuk janë vetëm të kushtueshme - me pjesën më të madhe të kostos që mbulohet nga Shtetet e Bashkuara (si zakonisht!) - por ato dërgojnë një sinjal krejtësisht të papërshtatshëm dhe armiqësor ndaj një vendi që, që kur Danlld Xhei. Tramp (Donald J. Trump) mori detyrën, ka qenë i respektueshëm dhe nuk ka paraqitur asnjë kërcënim.


Prandaj, meqenëse tani është tepër vonë për t'i anuluar ato, unë i kam udhëzuar sekretarit të Mbrojtjes Pit Hegëth (Pete Hegseth) që të zvogëlojë në mënyrë drastike ushtrimet e përbashkëta ushtarake”, - tha presidenti Tramp (Trump), duke iu referuar ushtrimeve të përbashkëta “Ulchi Freedom Shield” midis forcave të armatosura të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.


Shtrirja e tyre u përshkrua të premten si e ngjashme me atë të viteve të kaluara me qëllim forcimin e gatishmërisë operacionale përballë kërcënimeve të Koresë së Veriut, duke riafirmuar natyrën e tyre mbrojtëse.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page