PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): QENDRA E RE E EMIGRANTËVE “ALKATRAZI ME KROKODILË” DO TË JETË MË I VËSHTIRË SE ALKATRAZI I VËRTETË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 1
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) ka pranuar se qendra e re e paraburgimit “Alligator Alcatraz” është e diskutueshme, por gjithashtu theksoi se nuk i interesonte fare.
Duke folur me gazetarët pas vizitës së tij në burg, presidenti tha gjithashtu se mund të jetë më i vështirë se Alkatrazi i vërtetë.
Para se të nisej për në “Alligator Alcatraz”, burgun e ri të Floridës të rrethuar nga aligatorë dhe të ndërtuar brenda një jave nga z. Ron DeSantis për të strehuar deri në 5000 emigrantë të paligjshëm, Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) dha një këshillë se si të shpëtohej nga kafshët e rrezikshme.
“Duhet të vraponi me zigzage, në këtë mënyrë, shanset tuaja për të mbijetuar, rriten me 1%”, u tha presidenti me shaka gazetarëve.
Kur u pyet nëse ideja është që nëse një i burgosur përpiqet të arratiset, ai do të hahet nga krokodilët, presidenti u përgjigj:
1- “Ky është koncepti, nuk është mirë, por ky është koncepti”.
Presidenti Tramp (Trump) shprehu kënaqësi për qendrën kontroverse të paraburgimit të emigrantëve të ndërtuar në Florida të quajtur “Aligator Alkatraz”.
“Ata bënë një punë të shkëlqyer”, tha presidenti, i shoqëruar nga Guvernatori Ron DeSantis dhe Sekretarja e Brendshme Kristi Noem.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments