top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): PUTINI ËSHTË ÇMENDUR; NËSE PËRPIQET TË PUSHTOJË TË GJITHË UKRAINËN RUSIA DO TË BJERË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti rus Vladimir Putin është çmendur. Po vret shumë njerëz. Raketa dhe dronë kundër qyteteve në Ukrainë pa asnjë arsye”.

 

Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) e tha këtë në rrjetin social virtual “Truth”.

 

Ai reagoi pas sulmit masiv të së dielës me 367 dronë dhe të paktën 12 të vdekur dhe 30 të plagosur në rajonet e Kievit, Khmelnitskit, Mikolaivit dhe Jitomirit me shpërthime në disa qytete dhe alarme për sulme ajrore në të gjithë vendin.

 

Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të mirë me Putinin, por diçka i ndodhi atij. Ai është krejtësisht i çmendur”, përsëriti presidenti Tramp (Trump), duke theksuar se përpjekja për të pushtuar të gjithë Ukrainën do të çojë në rënien e Rusisë.

 

Gjithmonë kam thënë se ai donte të gjithë Ukrainën, jo vetëm një pjesë të saj, dhe ndoshta kjo po fillon të bëhet e vërtetë, por nëse e bën këtë, kjo do të çojë në rënien e Rusisë”, tha presidenti Tramp (Trump).

 

Presidenti Tramp (Trump) nuk i kurseu kritikat as për presidentin ukrainas.

 

Volodimir Zelenski nuk po i bën nder vendit të tij duke folur në atë mënyrë. Çdo gjë që del nga goja e tij krijon probleme. Nuk më pëlqen, më mirë të ndalojë”, tha ai.

 

Lufta në Ukrainë nuk do të kishte filluar kurrë nëse unë do të kisha qenë president.

 

Kjo është lufta e Zelenskit, Putinit dhe Baidenit (Biden), jo e Trampit. Unë thjesht po ndihmoj për t’i dhënë fund një konflikti që filloi nga paaftësia dhe urrejtja e madhe”, tha presidenti i ShBA-ës.

 

Përgjigja e presidentit rus erdhi përmes fjalëve të zëdhënësit të tij, Dmitri (Dmitry) Peskov.

 

Vladimir Putin merr vendime që janë të nevojshme për sigurinë e Rusisë”, tha ai.

 

Zëdhënësi Peskov i quajti gjithashtu fjalët e presidentit Tramp (Trump) si një reagim emocional.

 

Ky është një moment shumë i rëndësishëm, i lidhur, sigurisht, me mbingarkesën emocionale dhe reagimet emocionale të të gjithëve. Ne po i monitorojmë me kujdes të gjitha reagimet”, tha ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page