top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) POSTOI NJË HARTË TË NGUSHTICËS SË HORMUZIT; E KONSIDERON TERRITOR TË RI AMERIKAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Irani është në ngërç të plotë pas gjashtë muajsh lufte dhe armëpushimi 60-ditor ka skaduar.


Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) vazhdon të pretendojë se Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe nën kontrollin e ShBA-ës.


Në fakt, ai e quan atë territor të ri të ShBA-ës, të shoqëruar me një hartë.


Teherani përgjigjet se brezi strategjik i detit është dhe do të mbetet i mbyllur derisa Uashingtoni të heqë bllokadën detare dhe sanksionet, duke i quajtur pretendimet e presidentit amerikan iluzione.


Presidenti Tramp (Trump) kundërshtoi të dërguarin e tij në Lindjen e Mesme, Xherëd Kashnër (Jared Kushner), duke mohuar se po zhvillohen bisedime me iranianët.


Pentagoni po shqyrton reduktimin e pranisë së tij ushtarake në Lindjen e Mesme sapo të përfundojë konflikti me Iranin.


Një nga çështjet kryesore që po shqyrtohet nga departamenti i Mbrojtjes është tërheqja e mundshme e trupave nga Gjiri Persik, ku bazat kryesore ushtarake amerikane janë goditur vazhdimisht nga sulmet iraniane në muajt e fundit.


Ka pasur shumë diskutime produktive, të cilat mendoj se janë jashtëzakonisht të dobishme. Nuk ka shumë besim midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit”.


Kështu tha i dërguar presidencial Xherëd Kashnër (Jared Kushner) në një intervistë me entin mediatik Faks Njuz (Fox News) nga Jerusalemi, ku argumentoi se diskutimet midis qeverisë amerikane dhe të gjithë elementëve të qeverisë iraniane janë më intensive se kurrë, duke specifikuar se presidenti Tramp (Trump) do të bëjë një marrëveshje kur kushtet të jenë të përshtatshme.


Disa orë më vonë, presidenti Danlld Tramp (Doanld Trump) deklaroi të kundërtën.


Nuk ka diskutime të vazhdueshme ose të planifikuara me Republikën Islamike të Iranit. Bllokada detare mbetet plotësisht në fuqi. Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe funksionale, të gjitha minat detare janë hequr ose shpërthyer”, shkroi presidenti Tramp në rrjetin shoqëror virtual “Truth”.


Ai gjithashtu përsëriti idenë që hodhi disa ditë më parë për shpalljen e Ngushticës së Hormuzit territor amerikan, të plotësuar me një hartë dhe fjalët “Territor i Ri i ShBA-ës”.


Teherani u përgjigj menjëherë, duke e hedhur poshtë përkufizimin tij.


Ashtu siç Trampi (Trump) e shkroi saktë emrin e Gjirit të përjetshëm Persik, iluzioni i tij për Ngushticën e Hormuzit së shpejti do të korrigjohet. Ose ne do të korrigjojmë iluzionet e këtij njeriu të mashtruar”.


Kështu shkroi zv.ministri i Jashtëm iranian Kazem Gharibabadi në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).


Irani gjithashtu mohoi se ngushtica është e hapur, duke paralajmëruar se së pari duhet të përmbushen kushtet e marrëveshjes së përkohshme.


Heqja e bllokadës detare dhe sanksioneve të naftës, zhbllokimi i aseteve të ngrira iraniane dhe fundi i kërcënimeve dhe operacioneve ushtarake në të gjitha frontet.


Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili është gjithashtu kryetar i parlamentit iranian, ka paralajmëruar gjithashtu se mosmarrëveshjet e brendshme po e dobësojnë vendin dhe po i inkurajojnë kundërshtarët e huaj që po kërkojnë të nxisin trazira, duke i kombinuar ato me operacione ushtarake, vrasje dhe aktivitete separatiste.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page