PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): KA ANGAZHIM NGA DISA VENDE PËR SIGURINË E NGUSHTICËS SË HORMUZIT; ATA MENDOJNË SE KJO ËSHTË NJË INICIATIVË E SHKËLQYER.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 15
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) u bëri thirrje shumë vendeve të prekura nga ngacmimet e Iranit të ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një kalim detar jetësor për anijet cisternë të naftës, ndërsa çmimet e naftës bruto u rritën ndjeshëm.
Presidenti Tramp (Trump) tha se disa vende janë zotuar të kontribuojnë në sigurinë e Ngushticës së Hormuzit.
“Ata jo vetëm që janë të përkushtuar, por mendojnë se është një iniciativë shumë e mirë”, tha ai në një intervistë telefonike me entin mediatik amerikan “NBC”.
“Nuk dua të them asgjë, megjithëse është e mundur”, u përgjigj ai kur u pyet nëse Marina Amerikane do të fillonte shoqërimin e anijeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments