PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): PATA TELEFONATË TË SHKËLQYER ME SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË NATO-s NË LIDHJE ME GROENLANDËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 14 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Pata një telefonatë të shkëlqyer me Mark Rutte-n, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, në lidhje me Groenlandën.
Kam rënë dakord për një takim midis palëve të ndryshme në Davos të Zvicrës.
Siç ua kam thënë të gjithëve, shumë qartë, Groenlanda është kritike për sigurinë kombëtare dhe globale”.
Kështu shkroi Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin social virtual “Truth”.
“Nuk ka kthim prapa - të gjithë bien dakord për këtë!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë padyshim vendi më i fuqishëm në botë, dhe ne jemi e vetmja fuqi që mund të garantojë paqen në të gjithë botën - dhe kjo bëhet, thjesht, përmes forcës”, tha Presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments