top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): NUK E DI NËSE UDHËHEQËSI I RI SUPREM I IRANIT MOXHTABA (MOJTABA) KHAMENEI ËSHTË GJALLË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 15
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), hodhi dyshime mbi jetën e Udhëheqësit të ri Suprem të Iranit, Moxhtaba (Mojtaba) Khamenei, i cili, nuk u shfaq para kamerave të enjten për të dhënë deklaratën e tij të parë si udhëheqës i vendit.

 

As nuk e di nëse është gjallë. Deri më tani, askush nuk ka qenë në gjendje ta tregojë atë”, tha Presidenti Tramp (Trump) në telefon në një intervistë me entin mediatik “NBC”.

 

Po dëgjoj se ai nuk është gjallë, dhe nëse është, duhet të bëjë diçka shumë të zgjuar për vendin e tij; të dorëzohet” shtoi Presidenti Tramp (Trump) - ndërsa e quajti lajmin e vdekjes së tij një thashethem.

 

Ai nuk pranoi të thoshte nëse kishte ndonjë udhëheqës të veçantë iranian që ai do të donte ta shihte të merrte rolin e Udhëheqësit Suprem.


Ka njerëz ende gjallë që do të ishin udhëheqës të shkëlqyer për të ardhmen e vendit”, tha ai.


Nuk dua ta them. Nuk dua t'i vë në rrezik”, tha ai - kur u pyet nëse ishte në kontakt me ndonjë nga udhëheqësit e mundshëm.


Presidenti Tramp (Trump) tha se ishte i befasuar që Irani kishte synuar vende të tjera të Lindjes së Mesme, duke vënë në dukje se aleatët amerikanë në rajon, si Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Arabia Saudite, kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe kanë qenë shënjestër e zjarrit krejtësisht të paprovokuar.


Isha shumë i befasuar. Ishte surpriza më e madhe që kam pasur në të gjithë këtë gjë”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page