PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): VENDET E TJERA DUHET TË DËRGOJNË ANIJE LUFTARAKE PËR TË SIGURUAR DHE PËR TA MBAJTUR TË HAPUR NGUSHTICËN E HORMUZIT (NË BASHKËPUNIM ME SHBA-ës).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Shumë vende, veçanërisht ato të prekura nga përpjekja e Iranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, do të dërgojnë anije luftarake - në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës - për ta mbajtur Ngushticën të hapur dhe të sigurt”.
Kështu shkroi Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin social virtual “Truth”.
“Shpresohet që Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera të prekura nga ky kufizim artificial do të dërgojnë anije në zonë, në mënyrë që Ngushtica e Hormuzit të mos paraqesë më kërcënim nga një komb që është prerë plotësisht”, shkroi Presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments