top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): NGUSHTICA E HORMUZIT ËSHTË E HAPUR PËR TË GJITHË TRAFIKUN DETAR PËRVEÇ IRANIT PËR SHKAK TË UDHËHEQJES SË TIJ GËNJESHTARE DHE KEQDASHËSE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jul 14
1 min read
Donald Trump

Uashington, Amerikë | “Bazuar në diskutime jashtëzakonisht produktive me udhëheqësit e Lindjes së Mesme, kam vendosur të zëvendësoj taksën e zbritjes prej 20% të ShBA-ës me marrëveshje tregtare dhe investimesh që shtetet e ndryshme të Gjirit do të lidhin me Shtetet e Bashkuara”.


Kështu shkroi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin social virtual “Truth”.


“Këto investime do të jenë të mëdha, por në të njëjtën kohë, jashtëzakonisht të dobishme për ta dhe të ardhmen e tyre.


Siç e dinë të gjithë, Shtetet e Bashkuara krenohen me vëllimin më të madh të investimeve në dollarë në histori, por këto marrëveshje të reja do ta rrisin më tej këtë shifër.


Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë trafikun detar përveç Iranit.


Kjo për shkak të udhëheqjes së tij gënjeshtare, abuzive dhe keqdashëse, e cila po e çon vendin drejt shkatërrimit total”- tha presidenti Tramp (Trump), duke përsëritur se Shtetet e Bashkuara do të vendosin një bllokadë të plotë, por të kufizuar, ndaj anijeve që shkojnë ose nisen nga portet iraniane, ose atyre që transportojnë ngarkesa të lidhura me Iranin.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page