PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) KËRCËNOI ME ARRESTIM DHE ME DËNIM ME VDEKJE 6 LIGJVËNËS DEMOKRATË (TË MAJTË).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 16 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) ka bërë thirrje për arrestimin dhe potencialisht dënimin me vdekje për një grup prej gjashtë ligjvënësish demokratë, të cilët, shfaqën një video duke i nxitur anëtarët e komunitetit ushtarak dhe të inteligjencës të mos ndjekin urdhrat e presidentit nëse shkelin ligjin.
“Kjo quhet sjellje kryengritëse në nivelet më të larta”, shkroi Presidenti Tramp (Trump) në një postim në rrjetin social virtual “Truth”.
Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve lëshuan një deklaratë duke dënuar ato që i quajtën kërcënime të neveritshme dhe të rrezikshme me vdekje duke i bërë thirrje Presidentit Tramp (Trump) që të fshijë menjëherë këto postime të çmendura në mediat sociale virtuale dhe të tërheqë retorikën e tij të dhunshme përpara se të vrasë dikë.
Udhëheqësi i pakicës Hakim Xhefris (Hakeem Jeffries), kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve Kethrin Kllark (Katherine Clark) dhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Pit (Pete) Aguilar shtuan se kanë kontaktuar Policinë e Kapitol Hillit (Capitol Hill) për t'u siguruar që deputetët dhe familjet e tyre janë të sigurta.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments