top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): NËNSHKROVA LEGJISLACIONIN PËR BOTIMIN E DOSJEVE TË XHEFRI (JEFFREY) EPSTEINIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) njoftoi se ka nënshkruar ligjin për botimin e dosjeve të Xhefri Epsteinit.


Në një postim të gjatë në platformën e tij të mediave sociale virtuale, “Truth”, presidenti Tramp (trump) akuzon demokratët se po fshehin të vërtetën rreth financierit të pasur, i cili, vdiq në burg në vitin 2019 para gjyqit të tij penal për krime seksuale.


Xhefri (Jeffrey) Epsteini, i paditur nga Departamenti i Drejtësisë i Trampit (Trump) në vitin 2019 (jo nga Demokratët!), ishte një demokrat i përjetshëm, dhuroi mijëra dollarë për politikanë demokratë dhe ishte i lidhur thellë me shumë figura të shquara demokrate, si Bill Klinton (i cili fluturoi me të 26 herë), Leri Samërs (Larry Summers) (i cili sapo dha dorëheqjen nga disa borde drejtorësh, përfshirë Harvardin), aktivisti politik i korruptuar Reid Hoffman, udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve Hakim Xhefris (Hakeem Jeffries) (i cili i kërkoi Epsteinit të dhuronte për fushatën e tij pasi Epsteini u padit), kongresmenja demokrate Stesi (Stacey) Plaskett dhe shumë të tjerë).


Ndoshta, e vërteta rreth këtyre demokratëve dhe lidhjeve të tyre me Xhefri (Jeffrey) Epsteinin do të zbulohet së shpejti, sepse unë sapo nënshkrova ligjin për të botuar dosjet e Epsteinit”, deklaroi Presidenti Tramp (Trump).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page