top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) KONFIRMOI SE SHBA-ës KRYEN SULME AJRORE NDAJ OBJEKTEVE BËRTHAMORE NË FORDOU + NATANZ + ISFAHAN || FORDOU NUK EKZISTON MË!

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 22
  • 3 min read
ree

Uashington, Amerikë | ShBA-ës kryen sulme ajrore në tre lokacione bërthamore iraniane, përkatësisht në Fordou (Fordow), Natanz dhe Isfahan”, konfirmoi Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin social virtual “Truth”, të shtunën, në mbrëmje.


Të gjithë aeroplanët janë tani jashtë hapësirës ajrore të Iranit. Një ngarkesë e plotë me BOMBA u hodh në vendin kryesor, Fordow. Të gjithë aeroplanët janë të sigurt në rrugën e tyre për në shtëpi”, shkroi presidenti Tramp (Trump).


Ne kemi përfunduar sulmin tonë shumë të suksesshëm në tre centralet bërthamore në Iran, duke përfshirë Fordou-n, Natanz-in dhe Esfahan-in. Urime Luftëtarëve tanë të mëdhenj amerikanë. Nuk ka ushtri tjetër në botë që mund ta kishte bërë këtë”, shtoi ai.


TANI ËSHTË KOHA PËR PAQE!” përfundoi ai.


Presidenti Tramp (Trump) dhe kryeministri Benjamin Netanjahu folën pas sulmeve”, konfirmoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.


Bombarduesit e padukshëm B-2 të Forcave Ajrore Amerikane ishin të përfshirë në sulme”, tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Rojtërs (Reuters), duke folur në kushte anonimiteti.


Më pas, Presidenti Tramp (Trump) ripostoi në rrjetet sociale një postim nga një analist i inteligjencës me burim të hapur, duke pretenduar se Fordou (Fordow) është zhdukur.


Presidenti Tramp (Trump) shtoi gjithashtu se do të mbajë një fjalim publik në Shtëpinë e Bardhë lidhur me operacionin shumë të suksesshëm ushtarak në Iran në orën 22:00, duke shtuar se:

1- Ky është një moment historik për Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe botën”.


Irani tani duhet të bjerë dakord t’i japë fund kësaj lufte”, përfundoi postimi i Presidentit Tramp (Trump) në rrjetin social virtual “Truth”.


Presidenti Tramp (Trump) shprehu shpresën se sulmet do ta shtynin regjimin iranian në negociata dhe aktualisht nuk planifikon veprime shtesë të ShBA-ës”, thanë burime të njohura me çështjen për entin mediatik “CNN”.


Për më tepër, ShBA-ës kontaktuan Iranin për t’i thënë se nuk do të planifikonin përpjekje për ndryshim regjimi”, raportoi enti mediatik “CBS”.

Pamje nga vendi i bombardimit.
Pamje nga vendi i bombardimit.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit mohoi se kanë ndodhur sulmet, duke deklaruar se deri më tani nuk janë publikuar prova për të konfirmuar pretendimin e Presidentit Tramp (Trump), duke shtuar është e mundur që deklarata e tij të jetë thjesht një shfaqje mediatike.


Televizioni kombëtar iranian konfirmoi se të tre impiantet bërthamore janë evakuuar.


Irani kishte pritur sulme ndaj Fordout (Fordow) për disa netë, objekti ishte evakuuar para se të ndodhnin sulmet ajrore dhe nuk pësoi dëme të pakthyeshme”, sipas një këshilltari të Kryetarit të Parlamentit të Iranit.


Dy gjëra janë të sigurta:

1- Dituria nuk mund të bombardohet.

2- Këtë herë, lojtari me siguri do të humbasë”, shtoi këshilltari.


Tre zyrtarë të lartë iranianë i thanë në mënyrë anonime gazetës Kohërat e Jorkut të Ri (The New York Times) se besonin se sulmet u kryen rreth orës 2:30 të mëngjesit në Iran.


Një zyrtar iranian i cituar nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve “Tasnim” e Iranit konfirmoi se një pjesë e centralit bërthamor Fordou (Fordow) u sulmua nga sulme ajrore armike.


Një komentator në televizionin shtetëror iranian deklaroi më vonë se çdo personel civil ose ushtarak amerikan në rajon u bë shënjestër legjitime.


Gjashtë bomba kundër bunkerëve u përdorën gjatë sulmit në Fordou (Fordow), me 30 raketa Tomahawk që u përdorën në vendet shtesë bërthamore”, sipas entit mediatik Faks Njuz (Fox News).


Izraeli ishte në koordinim të plotë me ShBA-ës për sulmin, konfirmuan zyrtarët izraelitë për transmetuesin publik të Izraelit, “Kan News”.


Sonte patëm një sukses të madh”, i tha Presidenti Tramp (Trump) gazetarit izraelit Barak Ravid gjatë një telefonate.


Izraeli juaj është shumë më i sigurt tani”, tha ai.


Në një telefonatë me agjencinë e lajmeve Rojtërs (Reuters), presidenti Tramp (Trump) shtoi se:

1- Ata duhet të bëjnë paqe menjëherë. Ata duhet të ndalen menjëherë. Përndryshe, do të goditen përsëri”.


Bombarduesit amerikanë të tipit B-2 u nisën nga Baza Ajrore Uaitmen (Whiteman) në Misuri drejt një baze strategjike në Guam në Paqësorin perëndimor”, konfirmuan dy zyrtarë amerikanë për agjencinë e lajmeve Rojtërs (Reuters) më herët të shtunën.


Ata nuk thanë se sa bombardues B-2 po lëviznin.


Zyrtarët nuk kanë konfirmuar ende nëse këta ishin të njëjtët bombardues B-2 që goditën objektet bërthamore të Iranit.

 Bombardues B-2 i pakapshëm nga radarët.
 Bombardues B-2 i pakapshëm nga radarët.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page