top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): KANË FILLUAR PËRGATITJET PËR TAKIMIN PUTIN-ZELENSKI; MË PAS DO TË KEMI NJË TAKIM TREPALËSH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 2 min read
ree

Uashington, Amerikë | E telefonova Putinin dhe fillova të organizoja një takim, në një vend që do të përcaktohej më vonë, midis Putinit dhe Zelenskit.


Pas këtij takimi, do të kemi një takim trepalësh me mua dhe dy presidentët”.

 

Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) e deklaroi këtë në llogarinë e tij në rrjetin social virtual “Truth”.


Pata një takim shumë të mirë me të ftuar të shquar, përfshirë Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, Presidentin francez Emanuel Makron, Presidentin finlandez Aleksandër (Alexander) Stubb, Kryeministren italiane Xhorxha (Giorgia) Meloni, Kryeministrin britanik Keër Starmër (Keir Starmer), Kancelarin gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz), Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, në Shtëpinë e Bardhë”, shkroi Presidenti Tramp (Trump).


Gjatë takimit, diskutuam garancitë e sigurisë për Ukrainën, të cilat, do të ofroheshin nga vende të ndryshme evropiane, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Të gjithë janë shumë të kënaqur me mundësinë e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës”, shtoi Presidenti Tramp (Trump).


Pas përfundimit të takimeve, e thirra Presidentin Putin dhe fillova përgatitjet për një takim, në një vend që do të përcaktohet më vonë, midis Presidentit Putin dhe Presidentit Zelenski.


Pas këtij takimi, do të kemi një takim trepalësh, ku do të marrin pjesë të dy presidentët, plus unë.


Edhe një herë, ky ishte një hap i parë i shkëlqyer në përfundimin e një lufte që ka vazhduar për gati katër vjet.


Zëvendëspresidenti J.D. Vens (Vance), Sekretari i Shtetit marko (Marco) Rubio dhe i Dërguari i Posaçëm Stiv Uitkof (Steve Witkoff) po koordinojnë operacionet me Rusinë dhe Ukrainën”, vuri në dukje Presidenti Tramp (Trump).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page