PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): INTELIGJENCA ARTIFICIALE PO DEL JASHTË KONTROLLIT? NUK JAM I SHQETËSUAR; JEMI PËRPARA KINËS; PO NDËRTOJMË STRUKTURA ME VLERË TRILIONA $.


Uashington, Amerikë | “Nuk shqetësohem për këtë”.
Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), duke hedhur poshtë kështu shqetësimet në lidhje me një përhapje të mundshme të IA-së, pasi OpenAI, Anthropic-u dhe disa studiues të sigurisë thuhet se po hetonin dhjetëra mijëra incidente që lidhen me sjelljen problematike në modelet e përparuara të IA-së.
“Është thjesht një industri gjigante.
Ne jemi përpara Kinës dhe po ndërtojmë objekte me vlerë triliona dollarë.
Pse duhet ta heqim dorë prej saj?
Nëse ka diçka të gabuar, ata duhet ta rregullojnë”.
Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Trump) për entin mediatik Faks Njuz (Fox News), duke vënë në dukje se ruajtja e avantazhit teknologjik ndaj Pekinit është më e rëndësishme për Uashingtonin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments