PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): DO TË SHOHIM NËSE MUND T’I PËRFSHIJMË EVROPIANËT NË TAKIMIN E DYTË; NËSE NUK DO TË ISHA PRESIDENT PUTINI DO TË PUSHTONTE TË GJITHË UKRAINËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 14
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Mendoj se do të jetë një takim i mirë me Vladimir Putinin, por takimi më i rëndësishëm do të jetë takimi i dytë me mua, Putinin dhe Zelenskin.
Do të shohim nëse mund të përfshijmë disa nga evropianët”, tha Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump).
“Nëse nuk do të isha President, Putini do ta pushtonte të gjithë Ukrainën”, shtoi Presidenti Tramp (Trump), duke përsëritur bindjen e tij se udhëheqësi i Kremlinit dëshiron një marrëveshje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments