top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): NËSE RUSIA NUK E NDALON LUFTËN AJO DO TË VUAJË PASOJA TË RËNDA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 13
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) e lëshoi paralajmërimin dy ditë para samitit të tij në mesin e mujait gusht me Presidentin Vladimir Putin, pas konsultimeve me udhëheqësit evropianë dhe presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, të cilin, e quajti takim “10/10”.


Takimi në Alaskë me udhëheqësin rus do të jetë një takim përgatitor për vazhdimin e mundshëm të negociatave të paqes”, shtoi presidenti amerikan.


Dhe nëse gjithçka shkon mirë - njoftoi ai - së shpejti do të ketë një të dytë me Putinin dhe Zelenskin, në të cilin do të marr pjesë edhe unë nëse ata duan”.


Evropianët, në shkallë të ndryshme, shprehën kënaqësi me sigurimet e Presidentit Tramp (Trump), veçanërisht se asnjë shkëmbim territorial me Rusinë nuk mund të ndodhë nëse nuk bihet dakord nga Kievi.


Por Moska është ashpërsuar.


Pozicioni parimor për paqen në Ukrainë mbetet i pandryshuar nga ajo që Presidenti Putin njoftoi vitin e kaluar”, njoftoi Ministria e Jashtme.


Kjo përfshin tërheqjen e trupave ukrainase nga katër rajonet e pretenduara nga Moska (Donetsk, Lugansk, Zaporizhzhia dhe Kherson) dhe refuzimin e Kievit për t'u bashkuar me NATO-n.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page