top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ENTI MEDIATIK “POLITICO”: PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DËSHIRON T'I OFROJË KIEVIT GARANCI SIGURIE NGA SHBA-ës POR PA NATO-n.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 14
  • 2 min read
ree

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) u tha udhëheqësve evropianë dhe ukrainasë në telefonatën e djeshme se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën, në kushte të caktuara”, raporton faqja amerikane e lajmeve Politico.com, duke cituar tre persona të njohur me bisedën (një diplomat evropian, një zyrtar britanik dhe një person i informuar mbi telefonatën).


Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme të luanin një rol në sigurimin e Kievit me mjetet për të penguar agresionin e ardhshëm rus, nëse arrihet një armëpushim, por me kusht që iniciativa t'i caktohet ShBA-ës dhe jo NATO-s.


Sipas entit mediatik “Politico”, hapja e Presidentit Tramp (Trump) ndaj garancive të tilla, thelbësore si për Ukrainën ashtu edhe për Evropën, ndihmon në shpjegimin e optimizmit të kujdesshëm të shprehur nga zyrtarët evropianë pas bisedës dhe përpara takimit të së premtes në Alaskë.


Presidenti Tramp (Trump) nuk specifikoi se çfarë nënkuptonte me garanci sigurie dhe diskutoi vetëm konceptin më të gjerë”, tha personi i informuar mbi telefonatën.


Presidentit Tramp (Trump) e pranon se një garanci sigurie amerikane duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje përfundimtare dhe beson se Shtetet e Bashkuara kanë një rol për të luajtur në këtë”, tha burimi britanik, ndërsa Moska këmbëngul që Ukraina të qëndrojë jashtë NATO-s.


Shtëpia e Bardhë - shton enti mediatik “Politico” - nuk ka komentuar ende mbi thashethemet.


Sipas burimeve të cituara nga gazeta britanike “The Telegraph”, Presidenti Tramp (Trump) synon t’i ofrojë homologut të tij Putin qasje në minerale dhe metale të rralla në Alaskë dhe përjashtim nga disa sanksione në këmbim të një armëpushimi në Ukrainë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page