PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): ARMËPUSHIM SOT OSE NUK DO TË JEM I LUMTUR; DUHET TË NDODHË SHPEJT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 15
- 1 min read

Enkërixh (Anchorage), Alaskë, Amerikë | “Dua një armëpushim të shpejtë.
Nuk e di nëse do të jetë sot, por nuk do të jem i lumtur nëse nuk është sot”.
Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) e tha këtë në Eër Fors Uan (Air Force One), sipas një videoje të postuar në rrjetin social virtual Iks (X) nga Rapid Response 47, llogaria e lançuar nga Shtëpia e Bardhë e Presidentit Tramp (Trump) kundër lajmeve të rreme.
“Asgjë nuk është e vendosur në gur. Dua disa gjëra.
Dua një armëpushim të shpejtë. Kjo nuk ka të bëjë fare me Evropën. Evropa nuk po më thotë çfarë të bëj, por ata me siguri do të jenë të përfshirë në proces, ashtu si edhe Zelenski.
Dua një armëpushim të shpejtë. Nuk e di nëse është sot, por nuk do të jem i lumtur nëse nuk është sot”, tha Presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments