top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLD TRAMP (DONALD TRUMP): AJO ME IRANIN NUK ISHTE LUFTË; ISHTE OPERACION PËR ÇENUKLEARIZIMIN E TEHERANIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read
Donald Trump

Uashington, Amerikë | Asnjë anije nuk ka qenë në gjendje të kalojë në Iran gjatë bllokadës amerikane të Ngushticës së Hormuzit në mes të luftës me Teheranin”.


Kështu tha presidenti Danld Tramp (Donald Trump) në një intervistë me entin mediatik vendor “CNBC”, duke e quajtur bllokadën mur çeliku.


Presidenti Tramp (Trump) mbrojti vendimin e tij për të hyrë në konflikt dhe menaxhimin e tij, duke argumentuar se kjo nuk është një luftë në kuptimin e ngushtë, është denuklearizimi i Iranit, dhe duke përsëritur se Teherani nuk duhet të pajiset me armë bërthamore.


Ai kritikoi administratat e mëparshme të ShBA-ës për trajtimin e tyre të Lindjes së Mesme dhe median për mbulimin e tyre të konfliktit, duke argumentuar se kohëzgjatja e konfliktit, afërsisht katër muaj, do të kishte qenë relativisht e kufizuar.


Në frontin ekonomik, ai tha se, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje, Irani do të blinte produkte bujqësore nga Shtetet e Bashkuara, duke argumentuar se fondet iraniane duhet të drejtohen për importimin e ushqimit amerikan, siç janë misri, gruri dhe soja.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page