PRESIDENTI AMERIKAN SULMON NETANJAHUN | IZRAELI PËRMBYT TUNELET NË GAZA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 12, 2023
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Pas më shumë se dy muajsh konflikti në Gaza, të cilit nuk i duket fundi, po shfaqen çarjet e para të rëndësishme midis Izraelit dhe aleatit të tij të hekurt, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është presidenti amerikan Xhëu Baidn (Joe Biden), ai që fotografon një marrëdhënie gjithnjë e më të ndërlikuar me Benjamin Netanjahun, i cili, nuk bën asnjë hap prapa, nga linja e luftës së gjithanshme kundër Hamasit. “Ai nuk do një zgjidhje me dy shtete”, denoncoi presidenti amerikan, duke vërejtur se Izraeli po humb mbështetjen e botës. Një paralajmërim që vjen jo rastësisht teksa Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton një rezolutë të re për një armëpushim në Rripin e Gazës, në mes të izolimit ndërkombëtar në rritje të Shtetit Hebre (dhe Uashingtonit). Presidenti Baidn (Biden), foli për Izraelin në një aktivitet të fushatës në Uashington. Prandaj në një mjedis, atë të demokratëve, më të ndjeshëm ndaj vuajtjeve të popullatës palestineze nën bomba. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)























Comments