top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI AMERIKAN E PËRKUFIZOI PRESIDENTIN EGJIPTIAN AL SISI SI PRESIDENT TË MEKSIKËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 9, 2024
  • 2 min read
ree

Uashington, Amerikë | Presidenti i SHBA Xhëu Baidn (Joe Biden) gabimisht iu referua presidentit egjiptian Abdel Fattah al Sisi si president i Meksikës.

Siç e dini, Presidenti Sisi i Meksikës nuk donte të hapte derën për ndihmë, tha presidenti Baidn (Biden), duke iu referuar krizës humanitare në Gaza.

Unë fola me të dhe e binda që të hapte dyert”, tha ai.

Gafa e presidentit amerikan, e cila pason një episod të ngjashëm disa ditë më parë - kur ai ngatërroi presidentin francez Emanuel Makron me ish-presidentin e vendit, Francois Mitterrand - shkaktoi edhe më shumë bujë teksa presidenti u përplas me të menjëherë, pasi u përpoq të mohonte publikish,t dyshimet lidhur me problemet e tij të supozuara të kujtesës.

Presidenti Baidn (Biden) në fakt e ka kundërshtuar ashpër raportin e prokurorit special Rabërt Har (Robert Hur), në lidhje me dokumentet konfidenciale të qeverisë të gjetura në zyra, dhe në shtëpinë e presidentit, në Dellëueër (Delaware).

Në raport, prokurori Har (Hur) dënon sjelljen e presidentit Baidn (Biden), ndërsa arrin në përfundimin se faktet, nuk justifikojnë fillimin e procedimit penal, kundër presidentit.

Sipas prokurorit special, në fakt, presidenti Baidn (Biden) është një i moshuar me qëllime të mira që vuan nga probleme me kujtesën: raporti pretendon, bazuar në deponimet anonime, se presidenti ndonjëherë harron edhe kur i vdiq djali i tij i madh.

Pikërisht kjo deklaratë e shtyu presidentin Baidn (Biden) të bënte një mohim të ashpër publik.

Pak minuta më vonë, gjatë së njëjtës konferencë për shtyp, presidenti, megjithatë ka rënë në një gafë të re, e cila, sipas televizionit “CNN” rrezikon të jetë “e vetmja pjesë e fjalimit të tij që do të mbahet mend nga qytetarët”.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page