top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI AMERIKAN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): NE KEMI KONTROLL TË PLOTË TË QIELLIT IRANIAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 17
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) shkroi në rrjetet sociale virtuale: “Ne kemi kontroll të plotë të qiellit Iranian.


E dimë se ku fshihet, nuk do ta vrasim për momentin, por durimi po mbaron: dorëzohuni pa kushte”.


Shpërthime të forta u dëgjuan në Teheranin verior, në zonën e Isfahanit dhe në Iranin perëndimor.


Ndërkohë, sirenat e alarmit po bien në Tel Aviv dhe në disa zona të Izraelit për shkak të lëshimeve të raketave nga Irani.


Të hënën në mbrëmje, një sulm izraelit goditi televizionin shtetëror iranian, duke shkaktuar disa vdekje.


Në përgjigje, të paktën 20 raketa iraniane goditën Izraelin gjatë natës.


Ushtria izraelite njoftoi se kishte vrarë gjeneralin iranian Ali Shadmani, i cili, ishte emëruar të premten si kreu i selisë qendrore të Khatam al-Anbiya, komandës së unifikuar të forcave të armatosura iraniane që koordinon operacionet e përbashkëta ushtarake.


Kryeministri izraelit Netanyahu nuk e ka përjashtuar eliminimin e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Khamenei, i cili, ka qenë në një bunker nëntokësor që nga e premtja.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page