POLONIA: “JO HEQJES SË NDALIMIT TË IMPORTIT TË GRURIT UKRAINAS”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 3, 2024
- 1 min read
Varshavë, Poloni | Polonia ka vendosur të mos heqë ndalimin e importeve të grurit ukrainas në tregun e brendshëm, të prezantuar më 15 shtator 2023.
Këtë e ka komunikuar ministri polak i Bujqësisë, Czesław Siekierski, raporton Ukrinform, duke cituar Cenyrolnicze.pl.
Polonia dëshiron të ndihmojë Ukrainën, por, vendit i duhen rregulla për kuotat dhe periudhat e tranzicionit. Këto janë negociata jo vetëm mes Polonisë dhe Ukrainës, por, edhe me pjesëmarrjen e BE-së. Varshava do të mbështesë embargon ndaj drithit ukrainas, derisa të miratohen kushte të tjera - tha ai.
Një zgjidhje e mirë do të ishte futja e licencave për transport, duke lejuar përdorimin e rrugëve tranzite për drithin ukrainas jashtë Polonisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)























Comments