top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLONIA DHE ALEATËT NGRITËN NË FLUTURIM AVIONËT LUFTARAKË SI REAGIM NDAJ SULMIT MASIV RUS MBI UKRAINË | VIGJILENCË MAKSIMALE PËR MBROJTJEN AJRORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 12
  • 1 min read
ree

Varshavë, Poloni | Polonia dhe aleatët e saj ngritën në ajër avionët e tyre luftarakë gjatë natës pas sulmit masiv rus ndaj Ukrainës”, njoftoi Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura të vendit në rrjetin social virtual Iks (X), siç raportohet nga enti mediatik “RBC-Ukrainë”.


Për shkak të aktivitetit të avionëve rusë me rreze të gjatë veprimi, të cilët, godasin objektiva të vendosura, veçanërisht, në Ukrainën perëndimore, forcat ajrore polake dhe aleate kanë filluar të operojnë në hapësirën ajrore polake”, thuhet në një njoftim për shtyp.


Sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar janë vënë gjithashtu në gatishmëri maksimale.


Masat e miratuara synojnë të sigurojnë sigurinë në zonat që kufizohen me zonat e kërcënuara”, shpjegon deklarata.


Komanda Operacionale po monitoron situatën aktuale dhe forcat dhe asetet mbeten plotësisht të përgatitura për një reagim të menjëhershëm.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page