top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SULM MASIV RUS MBI UKRAINË ME 537 DRONË + ME BOMBARDUES STRATEGJIKË TU-95MS DHE ME AVIONË MIG-31K | UKRAINA HUMBI NJË AVION F-16; PILOTI VDIQ; POLONIA NGRITI AVIONËT LUFTARAKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 29
  • 2 min read
ree

Kiev, Ukrainë | Rusët sulmuan Ukrainën me një numër rekord prej 537 dronësh dhe raketash gjatë natës.


Forcat Ajrore Ukrainase e pretendojnë këtë, ndërsa autoritetet flasin për një sulm të kombinuar në shkallë të gjerë që përfshin edhe bombarduesit strategjikë Tu-95MS dhe avionët MiG-31K.


Ukraina ka humbur një tjetër avion luftarak F-16, pasi piloti i saj u rrëzua dhe u vra, ndërsa po zmbrapste një sulm rus në shkallë të gjerë me raketa dhe dron gjatë natës.


Kjo ishte humbja e tretë e një F-16 në luftë”, tha ushtria ukrainase, e cituar nga gazeta britanike Rojtari (Guardian).


Piloti përdori të gjitha armët e tij në bord dhe qëlloi shtatë objektiva ajrore. Kur rrëzoi të fundit, avioni i tij pësoi dëme dhe filloi të humbiste lartësinë”, thanë Forcat Ajrore Ukrainase në Telegram, duke vënë në dukje se piloti bëri gjithçka që mundi dhe e largoi avionin nga një vendbanim, por nuk pati kohë të shpëtonte.


Sipas Forcave Ajrore, rusët lëshuan:

1- 477 dronë (211 të rrëzuar dhe 225 të zhdukur nga radari).

2- 4 raketa Kh-47M2 Kinzhal.

3- 7 raketa balistike Iskander-M/KN-23 (një e rrëzuar).

4- 41 raketa kruiz Kh-101/Iskander-K (33 të rrëzuara dhe një e zhdukur).

5- 5 raketa Kalibr (4 të rrëzuara).

6- 3 raketa S-300.


Sulmet arritën, ndër të tjera, në rajonet e Kievit dhe Lvivit.


Avionë ushtarakë polakë dhe aleatë u ngritën sonte në ajër pas sulmit rus ndaj Ukrainës, i cili, arriti edhe në rajonet perëndimore të vendit të pushtuar.


Kjo u raportua nga Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake në rrjetin social virtual Iks (X).


Në lidhje me sulmin rus, i cili po godet objektiva në territorin ukrainas, avionë polakë dhe aleatë kanë filluar të operojnë në hapësirën tonë ajrore”, raportoi komanda, duke shpjeguar se sonte çifte avionësh luftarakë në shërbim u ngritën në ajër, dhe sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar kanë arritur gatishmërinë maksimale.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page