top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJË AGJENT RUS I FJETUR I EPOKËS SOVJETIKE ME BAZË NË POLONI U PËRPOQ TË VRISTE PRESIDENTIN VOLODIMIR ZELENSKI NË AEROPORTIN RZESZÓW AFËR KUFIRIT ME UKRAINËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 24
  • 3 min read
ree

Kiev, Ukrainë | Një sulm i ri masiv me drone dhe raketa gjatë natës ka shkaktuar kaos në Kiev, ku janë vrarë 9 persona, përfshirë një vajzë 11-vjeçare, ndërsa në Kremlin vija e kuqe e ngritur mbi vrasjen e mundshme të udhëheqësit iranian Ali Khamenei nuk vlen për presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, i cili, është në qendër të planeve të reja të vrasjes të penguara edhe një herë nga agjentët 007 të Kievit.


Në prag të një samiti delikat të NATO-s në Hagë, ku ukrainasit shpresojnë që kërkesa e tyre për ndihmë përballë përparimit të vazhdueshëm të Rusisë nuk do të errësohet nga lufta e Izraelit kundër Iranit, e mbështetur nga ShBA-ës, presidenti ukrainas fluturoi për në Londër.


Mbreti Çarks (Charles) III e priti atë me një buzëqeshje dhe një shtrëngim duarsh në Kështjellën Uindsor (Windsor), përpara takimit të presidentit Zelenski me kryeministrin britanik Keër Starmër (Keir Starmer).


Bashkëpunimi me Londrën ka shpëtuar mijëra jetë”, shkroi udhëheqësi ukrainas, duke postuar një foto të tij ballë për ballë me numrin një në Downing Street.


Kryeministri Starmër (Starmer) ka rinovuar kërkesën e tij për sanksione të reja kundër Rusisë, dhe në ditët në vijim do të shohim nëse presioni do të ketë sukses.


Ndërkohë, Kievi ka përfituar nga deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i sili, tha se:

1- Rruga e pakthyeshme e Ukrainës drejt Aleancës u ra dakord vitin e kaluar në samitin e Uashingtonit dhe do të jetë e vlefshme edhe të enjten”.


Kievi duhet të ketë atë që duhet për t'u mbrojtur nga Rusia dhe për të ushtruar frenim në të ardhmen”, këmbënguli ai, duke shtuar se Kanadaja dhe Evropa kanë premtuar tashmë 35 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për vitin 2025.


Para themelore për t'i dhënë fund sulmeve gjithnjë e më shkatërruese ruse, të cilat, janë rritur edhe për sa i përket dronëve dhe raketave të përdorura, ndërsa në anën tjetër të frontit po merren me furnizime që nuk janë kurrë të mjaftueshme.


Bilanci i fundit i një nate të përgjakshme është 9 të vdekur dhe 33 të plagosur në kryeqytetin ukrainas.


Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat edhe trupat e një gruaje 41-vjeçare dhe vajzës së saj 11-vjeçare, e cila, për orë të tëra shpresonte se ishte ende gjallë nën rrënoja.


Viktima të tjera në ndërtesa banimi ku strehoheshin studentë, të mbijetuarit thonë se janë të tronditur.


Sipas dëshmitarëve, sulmi filloi në orën 1 të mëngjesit dhe vazhdoi deri pothuajse në orën 5 të mëngjesit.


Më shumë vdekje u raportuan në një sulm që presidenti Zelenski e quajti absolutisht të çmendur kundër një shkolle, të mbyllur për pushimet verore, në Bilhorod-Dnistrovski, në rajonin e Odessa-s.


Viktimat ishin dy punonjës të objektit.


Dhe vetë udhëheqësi ukrainas rrezikoi të dorëzohej ndaj një plani të ri të orkestruar nga Moska.


Në qendër të komplotit, të penguar nga SBU-ja e Vasil Maliuk-ut, ishte një qelizë e fjetur e rekrutuar në epokën sovjetike, tani një ushtarak polak në pension.


Qëllimi ishte të vritej Presidenti Zelenski në aeroportin e Rzeszow në Poloni, ndalesa pranë kufirit që përdoret si terminal për udhëtime për në dhe nga Ukraina.


Agjenti supozohej të rekrutonte bashkëpunëtorë të tjerë për të hartëzuar zonën, duke marrë në konsideratë përdorimin e një droni komercial të armatosur me eksplozivë për të sulmuar.


Por, kishte edhe një plan më të përpunuar, për të vendosur një ekip zjarrfikësish me snajperë.


Presidenti Zelenski do të përfundonte edhe në shënjestër të neonazistëve portugezë; nga hetimi penal që javën e kaluar çoi në arrestimin e disa anëtarëve të MAL-it (Lëvizja Armile Luzitaniane), një organizatë neonaziste e konsideruar nga hetuesit si terroriste dhe subversive, nga e cila, del se dy militantë kishin hipotezuar një sulm gjatë vizitës së presidentit Zelenski në Portugali, në muajin maj, të vitit të kaluar.


Sipas raporteve të medias, atentati do të ishte kryer nga qytetarë rusë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page