top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLONI | MINISTRI PËR ÇËSHTJET DIXHITALE KZHISHTOF GAVKOFSKI (KRZYSZTOF GAWKOWSKI): SULM RUS ME ZJARRVËNIE NË STACIONIN STARLINK.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
15 minutes ago
1 min read

Varshavë, Poloni | “Zjarri që shpërtheu … në një stacion tokësor të përdorur nga Starlink-u, shërbimi satelitor i internetit i Illn Maskut (Elon Musk), në Poloni, u ndez qëllimisht”.


Kështu tha ministri për çështjet dixhitale, Kzhishtof Gavkofski (Krzysztof Gawkowski), duke thënë se modus operandi në këtë rast është qartësisht rus.


Hetimi është duke vazhduar.


Oficerët e policisë dhe zyrtarët nga Agjencia e Sigurisë së Brendshme janë dërguar gjithashtu në vendngjarje.


Objekti, i vendosur në jug të Varshavës, është në pronësi të operatorit shtetëror polak të telekomunikacionit Exatel dhe përdoret për të transmetuar shërbime interneti në Poloni dhe Ukrainë, një vend që mbështetet shumë në lidhjet Starlink.


Zjarri preku kryesisht termocentralin, panelin shpërndarës dhe një gjenerator.


Zjarrfikësit e vunë situatën nën kontroll, e shuan zjarrin dhe e siguruan zonën. Askush nuk u lëndua dhe policia mori përsipër operacionet pasuese.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page