POLONI | KRYEMINISTRI DONALD TUSK: PËRSHKALLËZIMI I SITUATËS NGA RUSIA PO BËHET REALITET; NUK E PËRJASHTOJMË MUNDËSINË QË KJO TË SHTRIHET EDHE NË TERRITORIN TONË.

Varshavë, Poloni | “Përshkallëzimi i veprimeve ruse po bëhet realitet dhe shembuj të kësaj po shfaqen gjithnjë e më afër kufirit tonë”.
Kështu tha kryeministri polak Donald Tusk, gjatë një takimi të jashtëzakonshëm informues me shërbimet e sigurisë, i cili u thirr pas sulmit rus ndaj një treni në territorin ukrainas pranë kufirit polak, i cituar nga agjencia kombëtare shtetërore e lajmeve “Pap” (Polska Agencja Prasowa).
“Sulmet e kryera mbrëmë tregojnë se rusët janë të gatshëm të përdorin pajisje më të rrezikshme sesa kanë përdorur deri më tani, konkretisht dronë me motor reaktiv.
Ajo që dimë dhe mund të parashikojmë është se javët dhe muajt e ardhshëm do të karakterizohen nga një aktivitet i intensifikuar ndjeshëm nga Rusia dhe, për fat të keq, nuk mund ta përjashtojmë që ky përshkallëzim të shtrihet edhe në territorin tonë”, - tha kryeministri Tusk.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments